Edhe pse takimi i kryetares Jahjaga me disa nga liderët e partive politike i mbajtur sot në Prishtinë ka dështuar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vlerësuar se tryeza e sotme e përbashkët e subjekteve politike parlamentare, e mbajtur me iniciativën e kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga, është, sikur thotë ai një hap pozitiv në drejtim të shtensionimit të situatës politike në vend. “E përgëzoj kryetaren Jahjaga për këtë iniciativë të saj dhe njëkohësisht e inkurajoj që të vazhdoj edhe më tutje, që në këtë mënyrë, të ndihmoj dialogun e domosdoshëm në mes pozitës dhe opozitës, në funksion të tejkalimit të situatës së krijuar”, ka vlerësuar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: 24 Marsi simbol sakrificës dhe kthesës vendimtare për lirinë e Kosovës
Komandanti i ZOD, tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 Marsin si një …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
