Veseli: Po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike

Kadri Veseli thotë se Abelard Tahiri e as asnjë ministër tjetër i PDK-së nuk ka dhënë dorëheqje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se asnjë ministër i PDK-së nuk ka dhënë dorëheqje. Ai tha se as ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe asnjë ministër tjetër i PDK-së nuk ka dhënë dorëheqje. “Abelard Tahiri është njëri nga ministrat më të suksesshëm të Qeverisë dhe është duke bë reforma të mëdha në sistemin e drejtësisë. Është e vërtetë që ka pasur sfida dhe ai ka ofruar gatishmërinë e dorëheqjes por nuk është dorëhequr dhe ai vazhdon të jetë ministēr dhe do të vazhdojë t’i kryej reformat e nisura në sistemin e drejtësisë”, ka theksuar  Veseli gjatë një debati televiziv.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …