Kalendari i dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për KAB 2026-2028

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Skenderajt dhe Udhëzimin Administrativ të MAPL-së për Administratë të Hapur në Komuna, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Zyrën për Informim, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve publike me qytetarë për përgatitjen e KAB (Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028).

KAB-i është dokument i rëndësishëm për planifikimin e buxhetit dhe hartimin e listës së investimeve kapitale kurse përmes dëgjimeve buxhetore qytetarët bëhen pjesë e vendimmarrjes. Këto dëgjime do të mbahen me datat 3 dhe 4 Qershor 2025 sipas kalendarit të mëposhtëm.

Në këto dëgjime buxhetore mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e fshatrave, OJQ-të, komunitetet e ndryshme, gratë, pensionistët, të rinjtë dhe studentët, bizneset, përfaqësues nga institucione të ndryshme dhe qytetarë të tjerë pa dallim.

Për më shumë detaje, për Qarkoren buxhetore përmes të cilës hartohet Korniza Afatmesme Buxhetore për Komunën e Skenderajt mund të vizitoni vegëzat e mëposhtme:

Faqen zyrtare të komunës në internet në rubrikën e konsultimeve publike:

https://skenderaj.rks-gov.net/…/Qarkorja-Buxhetore-2026…

Platforma qendrore e konsultimeve publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/vieëConsult.php…

Komentet dhe sugjerimet mund t`i dërgoni në emailat: [email protected]

dhe [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …