Kamala Harris: Uashingtoni zyrtar nuk ka plane për të dërguar trupa në Izrael apo në Gaza

Nënkryetarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, njoftoi se Uashingtoni zyrtar nuk ka plane për të dërguar trupa në Izrael apo në Gaza. Zonja Harris theksoi se “Hamasi dhe palestinezët nuk duhet të konsiderohen të njëjtë. Palestinezët meritojnë të njëjtën siguri, vendosmëri dhe dinjitet si izraelitët. Duke thënë se rregullat e luftës duhet të respektohen në konfliktin izraelito-palestinez, ajo  theksoi rëndësinë e vazhdimit të rrjedhës së ndihmave humanitare në Palestinë. Nënkryetarja e Amerikës, zonja Harris  i bëri thirrje Iranit që të mos përfshihet në këtë çështje, pasi Amerika nuk  plane apo synime për të dërguar trupa në Izrael apo në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …