Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në samitin e Procesit të Berlinit, në Tiranë, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia zbatimin e marrëveshjeve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se ky proces është instrumenti më i mirë jo vetëm që të çlirohet potenciali i plotë i bashkëpunimit rajonal  por edhe për të përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.  “Është shumë e qartë që fakti që jemi të ulur këtu së bashku ne e dimë që kemi një situatë të re shumë të vështirë jo shumë larg nesh që po ndodh tashmë me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit, dhe të gjitha pasojat që ka dhe mund të ketë.  Kancelari gjerman ka folur edhe për krizat në Ballkan si ato në veri të Kosovës, duke përmendur sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës, kanë vërtetuar sesa të rëndësishme janë këto. Kancelari gjerman Olaf Sholc porositi Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Opozita duhet të vendosë vijat e kuqe dhe të refuzojë bashkëpunimin me Albin Kurtin

Dardan Molliqaj ka deklaruar se moszgjedhja e presidentit nuk është rezultat i mungesës së vullnetit …