Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë në Berlin, u shpreh se plani-franko gjerman i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të arrihet së shpejti me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kancelari Sholc ka shtuar se propozimi i Gjermanisë dhe i Francës është gjithëpërfshirës dhe shumë i balancuar. Sipas tij, propozimi i mbështetur nga BE-ja dhe nga Amerika gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian, në Bruksel, Në këtë kuadër, unë besoj që ky proces do të përfundojë së shpejti dhe me sukses. Ndërkohë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se Tirana zyrtare mbështet plotësisht planin evropian të paqes mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja e vetme. Shqipëria, qeveria jonë dhe unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, plan i cili është shumë përmbajtësor dhe realist, saktësoi Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës ka gjetur sërish granata dore dhe municion në një shtëpi të braktisur në Zveçan
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish granata dore dhe municion në një …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
