Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar që garën ta fitoj më i miri. Ai theksoi më tutje se është e rëdësishme që qytetarët të dalin e të votojnë dhe ta shfaqin vullnetin e tyre se kush duan ta qeverisë Prishtinën. “Më parë isha me Kristalen dhe fëmijët me tregu respekt për ushtarët britanik që kanë dhënë jetën për lirinë dhe paqen që sot e gëzojna në kryeqytet e në gjithë Kosovë. Uroj të gjithë qytetarët për pjekurinë e maturinë që kanë treguar në këto zgjedhje. Uroj që më i miri të fitoj, të fitojë zhvillimi, progresi , një ardhmëri e ndritshme për kryeqytetin e vendin tonë. Mendoj që këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe këto nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit por të ardhmen e gjithë vendit, kështu që është shumë e rëndësishme që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë” theksoi kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
