Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë fushatë nëpër Gjakovë, në mbrëmje mbajti edhe tubim me qytetarë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza,  ka bërë fushatë nëpër Gjakovë,  në mbrëmje pati edhe tubim me qytetarë. Ai  e ka vizituar edhe KonSonin, i cili njihet për rrjetin e shitjes mishit të freskët të zogjëve pulave dhe vezëve në Kosovë. Kudo që po shkoj, po vizitoj lloj-lloj prodhuesish të mirë dhe të suksesshëm. Është krenari që kemi njerëz të tillë punëtorë. Politikat tona fiskale duhet të ndryshohen, TVSh-ja duhet të paguhet në brendi. Për kompanitë që investojnë mbi 500 mijë euro, punësojnë mbi 50 punëtorë do të ketë pushime tatimore. Kanë me u liru prej pagesës së tatimit në fitim për korporata, varësisht nga investimi dhe numri i të punësuarve. Deri 400 euro, të gjithë punëtorët që marrin paga, tatimin do ta kenë 0%”, ka thënë Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …