Kandidati i PDK-së për kryetar i Vushtrrisë, Ferit Idrizi njofton se ka arritur marrëveshje me dy parti politike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me dy parti politike për ta përkrahur atë në garën për pozitën e të parit të komunës. Ai ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Partinë Demoktratike Turke të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “Të zotuar në qeverisje të mirë, duke harmonizuar programet tona për Vushtrrinë e me besim se do arrijmë të zhvillojmë më shumë qytetin tonë e të krijojmë vende të reja të punës kemi arritur koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK dega në Vushtrri. Do të rrugëtojmë së bashku me Partinë Demokratike Turke të Kosovës, KDTP, pasi kjo parti ka vendosur që fuqishëm të më përkrahë mua në garën për kryetar komune. Kjo përkrahje tregon besimin e madh që KDTP-ja ka për ne” ka shkruar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar i Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Ai është në garë me kandidatin që vije nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Tahiri, që garon për mandatin e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …