Kandidati për deputet nga Koalicioni Për Familjen, Selim Pacolli, ka reaguar lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për gjobat e vendosura ndaj këtij koalicioni për gjuhën e përdorur gjatë fushatës elektorale. Pacolli kritikoi masat e ndërmarra dhe theksoi rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së vlerave familjare. Ai shkroi: “Sot fjalën, nesër identitetin, pasnesër krejt Familjen! Mobilizohuni, bashkë në mbrojtje të Familjes!” Reagimi u publikua disa gjobave të përsëritura që PZAP ka vendosur ndaj koalicionit për shkak të gjuhës që është përdorur. Pacolli, e sheh këtë masë si një sulm ndaj kauzës së koalicionit që ai përfaqëson, duke nënvizuar se angazhimi i tyre mbetet i palëkundur në mbrojtjen e vlerave tradicionale dhe unitetit familjar. “Familja është shtylla e çdo shoqërie dhe ne do të vazhdojmë ta mbrojmë atë me përkushtim. Këto gjoba nuk na pengojnë të ngremë zërin për vlerat tona, ka nënvizuar, Selim Pacolli.
