Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit. Lidhur me këtë rast  kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka thënë se zotimet pas së cilave qëndrojmë unanimisht bashkë janë: Integrimi në BE deri në vitin 2030, Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë, Partneriteti dhe dialogu strategjik me Amerikën, Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për çertifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, Përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, Marrëveshja kornizë ekonomike Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, Mbajtja e të rinjve në vend, Edukimi dhe inovacioni, si dhe Agjenda e gjelbër”, shkroi Ahmeti. Ai tha se nuk garojnë vetëm formalisht në zgjedhje, por me ide dhe vizion të qartë rreth veprimit politik të së ardhmes! “Bashkë drejt Evropës!”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …