leoni

Shaqir Totaj

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka prezantuar 50 vendimet e tij në 100 ditët e para të qeverisjes

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka prezantuar 50 vendimet e tij në 100 ditët e para të qeverisjes. Ai ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të qeverisin Prizrenin me plan, përkushtim, energji dhe vullnet –  pa u ndalur asnjëherë. “Këto vendime janë të realizueshme do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Do të kemi shërbime më të mira e qytet më funksional.”, ka thënë Totaj në konferencën për media. “Që kur kam filluar rrugëtimin tim për Prizrenin kam thënë një gjë: ne nuk do të ankohemi duke mos bërë asgjë, por do të shohim përpara që Prizreni të bëhet qytet që më i mirë, më i zhvilluar e i gatshëm për të ardhmen. Plani për një Prizren me arsim cilësor, ekonomi të zhvilluar, projekte infrastrukturore, kulturë e sport të zhvilluar është i arritshëm.”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …