Kandiq: Heronjtë e shqiptarëve nuk janë përfshirë në krime kundër minoriteteve

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, shpreson se Gjykata Speciale do të ketë sukses dhe siç thotë ajo do ta përvetësojë publikun në Kosovë se heronjtë e popullit shqiptar nuk janë ata që janë përfshirë në krime kundër pjesëtarëve të minoriteteve dhe bashkëpunëtorëve të pretenduar të regjimit, ka thënë ajo për gazetën “Zëri”, ku ka kërkuar që puna e Speciales të shoqërohet me intensifikimin e gjykimeve në Serbi për krimet në Kosovë. Në të kundërtën shumë njerëz në Kosovë dhe jashtë vendit, do të pyesin, ku është drejtësia për më shumë se 8,000 viktimat civile shqiptare. Gjeneralët serbë janë dënuar për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, por në Serbi nuk ka gjykime konkrete ndaj oficerëve të policisë e ushtrisë në Mejë, Gjakovë, Korenicë, Bellacërkë, Krushë, Poklek dhe një numër të vendeve të tjera ku kanë kryer krime masive”, shprehet Kandiq.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …