Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve në projektin e titulluar “Izbica faza II”

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë kanë marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në projektin “Izbica faza II”, ku përfshihen asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatrat Kopiliq i Poshtëm, Burojë, Turjan dhe Aqarevë.

Kryetari Jashari ndër të tjera ka theksuar: “Po vazhdojmë pothuajse çdo ditë me punë konkrete, kësaj radhe së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën Sanije Ahmeti dhe inxhinierë, bëmë përurimin e fillimit të punimeve në projektin “Izbica faza II” ku përfshihen asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatrat Kopiliq i Poshtëm, Burojë, Turjan dhe Aqarevë. Banorët e kësaj pjese i urova për trajtimin e këtyre rrugëve, të cilët iu gëzuan këtij projekti sepse ishte kërkesë prioritare e tyre gjatë vitit të kaluar. Kështu bashkë me ju qytetarë do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë e më shumë për vendin tonë!”, është shprehur kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …