Kryetari Jashari viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin e Shëndetësisë Ibush Hetemi, kanë vizituar QKMF-në, në Skenderaj ku kanë diskutuar me personelin shëndetësor.

Kryetari Jashari ka theksuar: “Gjatë vizitës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku takova personelin shëndetësorë me të cilët diskutuam për sfidat dhe aktualitetin në shëndetësi në komunën tonë. Dëgjova nga ta, të arritura por edhe probleme dhe sfida me të cilat përballen çdo ditë. Jemi të përkushtuar në përmirësimin e kushteve në shëndetësi, natyrisht për aq sa jemi kompetent si nivel lokal, sepse shëndetësia është prioritet i Yni!”, u ka thënë të pranishmëve kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …