E shihni zhgaravitjen e monumentit të sorrës-Ahmet?
S’është një shkrim pa kuptim, po ta shihni me vëmendje çfarë thotë:
VENDOS
I. QEMALI
I. BULETIN
B. CURRIN
Ndërsa në dy faqet e tjera thotë:
SPIUN I SERBIT
dhe
POSHT TRADHËTARI
Është për t’i kushtuar një vepër arti, apo për të shkruar një roman në nderë të trimit që tha të vërtetën më në fund, megjithëse me vonesë. Me mire vonë se kurrë, po e mira do ishte të qërohej ky morr, tartabiqe, plesht nga kryeqyteti për gjithmonë.. Megjithatë, kjo vonese tregon që shpelluari ua ka shpëlarë shqiptarëve e sidomos kryeqytetasve kaq keq trutë, sa që komunistët e shoqëria civile qepi gojën dhe u deshën tridhjetë vjet që të dilte një trim që e shkroi të vërtetën për sorrë – “mbretin”, vrasës e kriminel, me bojë tek piedestali i monumentit të tij në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Dhe Edi, që thuhet se s’e do sorrën hiç, as që e shprehu në shesh të mejdanit atë që mendonte. Socialistët, e drejtuar prej tij, kanë gjashtë vjet në qeveri dhe asnjë ligj apo dekret nuk u propozua në Kuvendin e Shqipërisë për të larë këtë turp të trashëguar nga shpellor Berisha, këtë tradhtar të vënë në krye të bulevardit të dëshmorëve të atdheut, atyre që dhanë gjakun e tyre në lule të jetës për të mirën e këtij vendi.
E tmerrshme, po në këto tridhjete vjet, që unë prisja ta dëmtonin, apo ta qëronin fare (ta hidhnin në erë) këtë turp në krye te Tiranës, që ka vrarë trimin e Dragobisë Bajram Currin, si dhe shumë burra të tjerë, me të cilët ne krenohemi si komb, tërë forcat “revolucionare” shqiptare u mjaftuan me hedhjen e një litari në qafë ish mbretit.
Dhe kaq!
Pyetja ime, si e çdo atdhetari, del natyrshëm:
– Si është e mundur, që tradhtari që shiti Shqipërinë tek serbi, italiani dhe tek çdokush tjetër shtet apo individ, që i jepte para, u la në bash të Tiranës i qetë të na tallte e të na pështynte pisllëkun e llagëmeve të tradhtive të tij?