Në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”, kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Isniq. Për të parë fillimin e punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj. Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar:
Të dashur qytetarë të fshatit Isniq,
Me kënaqësi ju njoftoj se kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin tuaj.
Rrugët e reja do të lehtësojnë jetën e përditshme, qarkullimin dhe do t’i japin fshatit një pamje edhe më të bukur dhe më dinjitoze.
Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit dhe shumë shpejt do të gëzojmë një infrastrukturë të re dhe të qëndrueshme për shumë vite.
Urime për të gjithë banorët, ka shkruar kryetari Ramosaj.