COVID

Kanë vdekur 2 infektuar me virusin korona, janë paraqitur 1 mijë e 639 raste të reja, janë shëruar 1 mijë e 792 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 964  testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 1 mijë e 639 raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur dy  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 1 mijë e 792   të infektuar. Numri i rasteve aktive është rritur në  10  mijë e  603 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …