Karen Donfried

Karen Donfrid: Sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, nuk krahasohet me bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë, në vitin 1999

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Kerin Donfrid, e ka bërë të qartë se sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, nuk krahasohet assesi me bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë, në vitin 1999 me anë të të cilave ishte ndalur lufta në Kosovë. Dua ta sqaroj ky nuk është viti 1999 dhe krahasimi i situatës së tanishme me atë që e kishim është i rrejshëm madje dhe i rrezikshëm mendoj unë. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë serbët kanë përjetuar mjerim dhe vrasje për shkak të nacionalizmit dhe ndarjeve. Ne refuzojmë që në cilëndo formë ta arsyetojnë sulmin e paprovokuar dhe ilegal të Rusisë mbi Ukrainën”, ka thënë ajo. Duke folur për televizionin publik të Serbisë, ajo  ka theksuar se ka edhe dallime tjera në raport me agresion rus dhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s. “Ndoshta ne nuk pajtohemi për rrethanat që sollën deri te operacioni ‘Forcat Aleate’ më 1999 kundër Sllobodan Millosheviqit dhe Jugosllavisë së atëhershme. Ishte shumë e fuqishme sjellja e Serbisë në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së”, ka thënë Donfried, duke i bërë thirrje Beogradit që ta ndal transmetimin e medieve ruse “Sputnik” dhe “Russia Today”.

Kontrolloni gjithashtu

Valentina Gara: Vetëm gjatë korrikut mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë

Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord: Mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe rritje e ndjeshme e fluturimeve gjatë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një vit rekord gjatë 2025, duke mirëpritur …