leoni

Karin Duhne-Prinsen: Viktimat mund t’i ekzagjerojnë simptomat për arsye personale apo politike

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ekspertja mjeko-ligjore, Karin Duhne-Prinsen, ka deklaruar se sipas Protokollit të Stambollit ekziston mundësia që viktimat të ekzagjerojnë ose të shpikin simptoma për arsye personale apo politike. Dëshmia e saj u dha të mërkurën, gjatë seancës ku ajo u mor në pyetje nga avokati i Jakup Krasniqit, Victor Baieshu. Ekspertja sqaroi se raporti që ka përgatitur nuk ka përfshirë elementë që lidhen me kontekstin e mundshëm të migracionit apo kërkesave për azil nga ana e viktimave. Avokati Baieshu e pyeti eksperten nëse ishin marrë në konsideratë faktorët e jashtëm që mund të nxisnin ekzagjerimin e simptomave, si kërkesat për azil gjatë periudhës 1989–1999, kur sipas tij mbi 350 mijë shqiptarë etnik kishin kërkuar azil në Evropën Perëndimore. Ekspertja konfirmoi se ka njohuri për largimin masiv të shqiptarëve gjatë asaj kohe, por theksoi se ajo dhe koleget e saj nuk janë marrë me këtë kontekst në raportin e tyre. Ndërkohë, ekspertja tjetër, Catherine Nicola-Black, tha se identifikimi i simptomave të ekzagjeruara apo të fabrikuara “shkon përtej fushës së këtij raporti” dhe se kjo mbetet përgjegjësi e profesionistëve të tjerë në procesin gjyqësor. Me këtë dëshmi përfundoi edhe paraqitja e provave gojore nga mbrojtësi i viktimave në këtë proces, /raporton “Betimi për Drejtësi”./

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova është lodhur, Kurti po e mban peng situatën në Kuvend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj vazhdimit të bllokadës …