Kastrati e Berisha morën pjesë në karvanin shëndetësor “PërSHËNDETje”

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, të shoqëruar edhe nga drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, morën pjesë në karvanin shëndetësor “PërSHËNDETje”, që u organizua sot në Malishevë, me qëllim të ofrimit të informacioneve të rëndësishme për shëndetin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Në këtë fushatë, janë dhënë informacione të nevojshme për shëndetin dhe prezantim i rreziqeve, si rreziqet nga dietat ushqimore dhe parandalimi i tyre, ekspozimi ndaj tymit të duhanit, konsumimi i alkoolit, aktivitetet e pamjaftueshëm fizike, si dhe janë ofruar shërbime shëndetësore nga QKMF e Malishevës,  si indeksi i Masës Trupore, matje të tensionit, dhënia e këshillave të nevojshme shëndetësore dhe të tjera. Me këtë kryetari Kastrati dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar organizatorët për zhvillimin e këtij aktiviteti, që për qëllim ka informimin mbi shëndetit dhe pasojat nga mos kujdesi për shëndetin, e po ashtu edhe profesionistët shëndetësor të QKMF-së, i kanë falënderuar për dhënien shërbimeve dhe këshillave shëndetësore. Fushata “PërSHËNDETje” zbatohet nga OJQ “MUNDËSIA” dhe është pjesë e projektit të AQH-së “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”, e që financohet nga SDC (Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …