Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorët e tij ka prezantuar programin e tij qeverisës para simpatizantëve të Nismës Socialdemokrate në fshatrat Damanek dhe Bubavec.
“Damaneku madhështor dhe Bubaveci fantastik, bashkë me Bubël e Qypevë na dhuruan një pritje të madhe, plot kurajo dhe besim për të vazhduar me Malishevën Urbane!
Ky entuziazëm është dëshmia më e fortë se më 12 tetor do të shkruajmë një fitore të thellë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Ekrem Kastrati i ciloi kandidon për postin e kryetarit të Malishevës edhe për një mandat 4-vjeçar.