Kastrati: Punë intensive për realizimin e projektit për Malishevën Urbane

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka vizituar  nga afër punimet që po zhvillohen në komunën e Malishevës.”Projekti më madhor në gjithë historinë e zhvillimit të Malishevës, ky i sheshit bashkë me parkingun nëntokësor dhe pjesët tjera përcjellëse, tashmë është duke u realizuar jashtëzakonisht mirë, me punë cilësore e me standarde të kohës. Kënaqësi të shohësh nga afër këtë punë të madhe që është duke u bërë në transformimin e qytetit tonë, dhe kjo po bëhet falë përkushtimit të madh të qeverisjes sonë komunale, si dhe punës efikase që deri më tani ka bërë operatori ekonomik” – ka shkruar kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e Drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të hënën mbajti mbledhjen e përjavshme me …