“Projektet StartUp për bizneset e reja janë pjesë e programit tonë qeverisës, program i cili do të vazhdojë të përkrahet edhe më tej nga komuna, me qëllim të mbështetjes së bizneseve të reja që synojnë të zhvillohen, e kështu të kontribuojnë edhe në rritjen e punësimit”, tha ndër të tjera kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve me përfituesit e këtij programi, i cili financohet nga Integra (GIZ) dhe Komuna e Malishevës.
Kryetari Kastrati falënderoi edhe zyrtarët e programit Integra për bashkëpunimin dhe bashkëfinancimin e këtij projekti zhvillimor në Komunën e Malishevës, ndërsa përfituesit i përgëzoi dhe u uroi suksese në zhvillimin e bizneseve të tyre të reja.
Përfitues në këtë projekt janë 11 biznese të reja në Komunën e Malishevës, të cilat janë përkrahur nga Integra dhe Komuna e Malishevës.