Bernard Nikaj

Katër muaj pas formimit të Grupit të Ekspertëve për këshillim të Qeverisë Kurti ka dhënë dorëheqje, Bernard Nikaj

Katër muaj pas formimit të Grupit të Ekspertëve për këshillim të Qeverisë Kurti rreth dialogut me Serbinë, ka dhënë  dorëheqje, Bernard Nikaj, ish-ministër i tregtisë. Ai  është larguar nga Grupi i Ekspertëve për dialogun, i cili u themelua pas zyrtarizimit të bashkëpunimit ndërmjet ekzekutivit, Ambasadës së Norvegjisë në Prishtinë dhe Grupit për Ballkan. Bernard Nikaj, që një kohë ishte edhe ambasador i Kosovës në Bruksel, së fundmi është anëtarësuar në Partinë Demokratike si pjesë e Kryesisë së re, e cila u zgjodh në gusht. Në Grupin e Ekspertëve vazhdojnë të jenë ish partiakët e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Veton Surroi, Blerim Shala, Leon Malazogu, Robert Muharremi dhe Muhamet Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …