leoni

KDI: Kuvendi është shndërruar në cirk, deputetët po paguhen për dy minuta punë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës së vazhdueshme politike në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se situata ka kaluar çdo kufi të normales dhe po trajtohet me papërgjegjësi të plotë nga deputetët. “Kjo situatë i ka kaluar të gjithë kufijtë e normales dhe është bërë boll. Të vetmit që nuk po u bëhet vonë janë deputetët e Kuvendit. Me papërgjegjësi po e trajtojnë si një situatë të zakonshme, ndonëse nuk është e tillë. Kuvendi është shndërruar në një cirk, ku çdo 48 orë mblidhen për pak minuta punë, ndërkohë që pagat po u ecin”, tha Cakolli. Ai u bëri thirrje partive politike që të arrijnë një marrëveshje, duke theksuar se edhe Gjykata Kushtetuese nuk mund të zgjidhë këtë ngërç pa vullnet politik. “Besojmë se është koha e fundit që deputetët t’i thërrasin arsyes dhe të arrijnë një marrëveshje politike. Edhe nëse ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, pa vullnet politik nuk do të ketë zgjidhje. Barrën për këtë situatë e mbajnë liderët e partive politike”, përfundoi Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Auditimi zbulon parregullsi në MPB: Pagesa të jashtëligjshme dhe emërime në kundërshtim me rregullat

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar një raport kritik për Ministrinë e Punëve të Brendshme, …