KDI

KDI: Pa zgjedhjen e kryetarit, kuvendi mbetet i pafunksionalizuar

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se miratimi unanim i raportit për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit. Sipas KDI-së, edhe pse dorëheqjet nuk ishin të dokumentuara zyrtarisht, deklarimet verbale të kryeministrit dhe ministrave në detyrë janë përdorur si bazë për tejkalimin e bllokadës – një zgjidhje e diskutueshme politikisht dhe e paqartë juridikisht. Megjithatë, KDI thekson se procesi mbetet i papërfunduar për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit. KDI u bën thirrje të gjitha partive që të kontribuojnë në përmbylljen me sukses të kësaj faze, por thekson se përgjegjësia kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje si subjekti më i madh. Zvarritja e mëtejshme, sipas institutit, rrezikon të thellojë krizën institucionale. Funksionalizimi i Kuvendit mbetet kusht kyç për formimin e qeverisë dhe vazhdimin e proceseve demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …