KDI

KDI publikon Transparometrin Komunal 2024: Përmirësim në transparencën komunale, por sfida të mëdha mbeten

Instituti Demokratik i Kosovës  ka publikuar sot Transparometrin Komunal 2024, raportin vjetor që mat nivelin e transparencës në 38 komuna të Kosovës për periudhën janar–dhjetor 2024. Në hapje të konferencës, menaxherja e projekteve në KDI, Selvije Kurti, theksoi rëndësinë e transparencës si një mjet kyç për fuqizimin e qytetarëve dhe rritjen e llogaridhënies në nivel lokal. Ajo nënvizoi se transparenca nuk është çështje dëshire politike, por një detyrim ligjor që garanton qasje të barabartë në dokumente publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve. Një nga zhvillimet kyçe gjatë vitit 2024 ka qenë lansimi i platformave të reja digjitale komunale, një proces që sipas KDI është shoqëruar me përmirësime teknike, por edhe me sfida serioze në përmbajtje dhe komunikim me qytetarët. Mungesa e strukturës së standardizuar, adresave të qarta dhe udhëzimeve për përdoruesit janë ndër problemet më të theksuara të evidentuara gjatë migrimit të të dhënave në faqet e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …