leoni

Keith Self: Presidenti më tha se hyrja në NATO është çështja më e rëndësishme për Kosovën

Në një seancë dëgjimore të mbajtur këtë të mërkurë në Kongresin amerikan, në Nënkomitetin për Evropë, është diskutuar gjerësisht për sfidat që po përballet NATO, me theks të veçantë në situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Kongresisti republikan Keith Self tha se Presidenti i Kosovës i ka shprehur qartë se anëtarësimi në NATO është prioriteti kryesor kombëtar. Ai vlerësoi përparimet demokratike dhe rolin e Kosovës në forcimin e stabilitetit rajonal. Self ngriti po ashtu shqetësime për ndikimin destabilizues të Rusisë dhe Kinës në rajon, duke theksuar se Serbia dhe Republika Sërpska paraqesin rrezik për sigurinë në Ballkan. Në të njëjtën seancë, Admirali në pension, Mark Montgomery, deklaroi se Serbia dhe Republika Sërpska janë aktorë të rrezikshëm që minojnë stabilitetin, dhe kujtoi paralajmërimet e Gjeneral Cavolli se Bosnja mund të kolapsojë brenda natës. Kongresisti Self rikujtoi edhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 në mbrojtje të Kosovës, duke theksuar se kjo ishte një luftë për të mbrojtur popullsinë civile.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …