AKS

Kërkesat e zyrtarëve evropianë për Asociacionin, si kusht për fonde të BE-së, nxisin reagimin e një këshilltari të Kurtit

Zyrtarët evropianë vazhdojnë të kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një kusht për përfitimin e fondeve të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Komisionari Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe ndërmjetësi evropian Miroslav Lajçak kanë theksuar se angazhimi konstruktiv në dialog dhe miratimi i projekt-Statutit të Asociacionit janë të nevojshëm për të mundësuar qasje në Fondin e 6 miliardë eurove. Ndërkohë, këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar duke e quajtur kërkesën e Varhelit vetëm si një sugjerim dhe ka hedhur poshtë rëndësinë e tij, duke konsideruar  se zbatimi i Marrëveshjes Bazike nuk është çështje që i përket komisionarit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …