Kërkohet ekspert për të qartësuar rastin e serbit të akuzuar për terrorizëm në Prishtinë

Një ekspert i mjeteve shpërthyese do të sqarojë shumë gjëra
në lidhje me qëllimin e serbit, Sllobodan Gavriq, i cili sipas aktakuzës, përgatitej
për të kryer një akt terrorist në Prishtinë. Në seancën e fundit, të zhvilluar
nën masa të rrepta sigurie, Gavriqit i janë deponuar 14 prova materiale, përfshirë
edhe raportet e Policisë dhe të ekspertëve. Prokurorja speciale, Drita Hajdari
ka kërkuar që në seancën e radhës që të paraqitet një ekspert i cili do të qartësonte
se për çfarë ishte përgatitur lënda plasëse. Serbi, Sllobodan Gavriq ishte
kapur në dhjetor të vitit 2014 me 12 kg lëndë shpërthyese, të cilat po i barte
me veturën e tij. Në aktakuzë thuhet se lënda plasëse ishte marrë në Beograd
dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …