Kërkohet nga institucionet përkatëse që t'i marrin seriozisht të gjeturat nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”

Kërkohet nga institucionet që t’i marrin seriozisht të gjeturat nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”

Në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike gjatë ditës kanë raportuar ministra dhe përfaqësues të agjencive të pavarura për rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”. Aty u tha se ka pasur progres në disa fusha, por ka ende punë për t’i zbatuar në tërësi gjitha të gjeturat e BE-së. Ministri i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica para anëtarëve të komisionit i paraqiti disa nga synimet e dikasterit të tij për të zbatuar rekomandimet e BE-së. Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi derisa tregoi angazhimin e tij për zbatim të rekomandimeve të BE-së, tha se sfidë është edhe shkurtimi i buxhetit.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …