John Kerry ka lavdëruar Shqipërinë për kontributin që po jep kundër “terrorizmit islamik” meqë Shqipëria i ka dhënë luftëtarëve kurdë dhe Forcave Irakiane të Sigurisë 15 mijë tonë armatim për të luftuar Shtetin Islamik, ka thënë zyrtari i Departamentit të Shtetit.
Kerry dhe Rama planifikojnë të diskutojnë edhe problemin e shkuarjes së individëve nga Ballkani në Irak dhe Siri për t’iu bashkuar radhëve të ISIS-it. Zyrtarët amerikanë thonë se Shqipëria ka penguar rrjedhën e këtyre individëve duke bërë që në muajt e fundit, nga 140 sa ishin në vitin 2013-2014, të mos raportohet asnjë i tillë që ka marrë rrugën për në luftën e Lindjes së Mesme. Jo zyrtarit bëhet e ditur se diplomati amerikan Kerry do të kërkojë nga Rama vendosjen e mijëra kryengritësve sirianë, në Shqipëri, meqë ata tani rrezikohen nga regjimi i Assadit.