leoni

Këshilli Gjyqësor i EULEX-it shpalli të pafajshëm 4 serb të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve

Këshilli
Gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës shpalli të pafajshëm
katër serb të akuzuar për krime lufte kundër shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe 2000. Sipas Këshilli Gjyqësor i EULEX-it, të akuzuarit për krime lufte kundër
shqiptarëve, koloneli i pensionuar i MPB të Serbisë Dragolub Delibashiq,
avokati Ilija Vujaçiq, juristi Nebojsha Vujaçiq dhe profesori Aleksandra
Lazoviq, janë të pafajshëm ndërkohë që i akuzuari tjetër, Oliver Ivanoviq është
shpallur fajtor dhe është dënuar me 9 vite burg. Sipas aktakuzës së
ELEX-it, më 14 prill 1999, në rrugën “Miladin Popoviq”, tani “Ahmet Selaci” dhe
në rrugën për në Bair, Ivanoviq duke vepruar si komandant i Stacionit në
Mitrovicë në kuadër të MPB të Republikës Federale të Jugosllavisë urdhëroi një
grup të caktuar të policëve që të bëjnë krime lufte kundër personave që nuk
ishin direkt të përfshirë në luftime dhe me këtë urdhëroi që të kryejnë vrasjen
e viktimave të nacionalitetit shqiptar, e që janë: Fatmir Mustafa, Skënder
Paqarada, Avni Abazi, Mehmet Sefari, Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet
Ferizi, Mentor Mehana dhe Shefki Kosumi. Si rezultat i kësaj, nën komandën dhe
kontrollin e Ivanovicit janë pushkatuar për vdekje Fatmir Mustafa, Skënder
Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Sefari. Ndërsa pas luftës, më 3 shkurt të vitit
2000, grupe të policëve të MUP-it dhe të Rojave të Urës iu bashkuan një grupi
spontan të serbëve të Mitrovicës Veriore, të cilët hynë në ndërtesat ku jetonin
familje t shqiptare, me qëllim të dëbimit të tyre dhe me qëllim final që t’i
vrisnin, dhe i vranë personat në vazhdim duke përdorur mjete eksplozive, armë
dhe thika.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Fjalët e mia i pengojnë vetëm atyre që janë bërë vasalë

Ish-nënkryetari i OVL-UCK -së, Nasim Haradinaj, foli për rolin e ushtrisë çlirimtare të kosovës dhe …