Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëron ndërprerje të punës në Pallatin e Drejtësisë për shkak të mungesës se klimatizimit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës u ka drejtuar një letër të hapur udhëheqësve të institucioneve të Kosovës më anë të secilës paralajmëron ndërprerjen e punës për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë. Në letër thuhet se punonjësit në Pallatin e Drejtësisë janë duke punuar në kushte alarmante.  Pastaj theksohet se për shkak të gjendjes së krijuar, Këshilli Gjyqësor ka mbetur i vetëm në përpjekje për të gjetur zgjidhje të situatës duke kërkuar nga stafi i Pallatit të Drejtësisë të kujdesën për higjienën. Megjithatë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëron ndërprerje të punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ditët e mira do të agojnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka dërguar …