Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Këshilli i BE-së ia ka vazhduar mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri 31 janar, 2025

Këshilli i BE-së ka vazhduar mandatin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga Këshilli i BE-së përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare. Miroslav Lajçakut, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim. Emërimi i tij fillestar u bë më 2 prill 2020. Më herët, Lajçak ishte nominuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borrell, për ambasador të Bashkimit Evropian në Zvicër.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …