Delegacioni i Kosovës, që ka marrë pjesë në punimet e Këshillit të Evropës i përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, nuk është lejuar të flasë për amendamentet e paraqitura, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Europës dhe për shkak se, në këtë mbledhje mungonte raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës Agustin Conde, i cili është nga Spanja dhe i përket grupit të Partive Popullore Europiane. Rezoluta e miratuar , për shkak të disa amendamenteve të sponsorizuara nga Serbia, pritet ta shtojë presionin mbi delegacionin e Kosovës për të formuar sa më parë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa parashikon gjithashtu vazhdimin e rolit të UNMIK-ut në Kosovë, sa i takon bashkëpunimit me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in, ku Kosova ende nuk është anëtarësuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?
Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër …