Këshilli i Mandateve, me gjashtë vota pro i hapi rrugë procesit për marrjen e imunitetit të deputetit, Sali Berisha

Këshilli i Mandateve, rregullores dhe Imunitetit me gjashtë vota pro, i hapi rrugë procesit për “zhveshjen” nga imunitetit për deputetin Sali Berisha. Ky është hapi i parë, pasi një vendim përfundimtar pritet të merret ditën e enjte, në të cilën është parashikuar një seanca e posaçme në Parlament, ku pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë votimi për heqjen e imunitetit të Berishës. Por çfarë ndodh pas kësaj? Gazetari raporton se prokurorët e SPAK pas kësaj çështjeje do t’i drejtohen Gjykatës  për miratimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ose “arrest me burg” për ish-kryeministrin. Pas kësaj, gjykata do të marrë në shqyrtim kërkesën, e cila me pranimin e kërkesës së SPAK autorizon oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin masës së kërkuar ndaj Berishës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …