Këshilli i Përgjithshëm i SHFHDK-së zgjodhi kryesinë 13-anëtarëshe

Këshilli i Përgjithshëm i SHFHDK-së  zgjodhi kryesinë 13-anëtarëshe dhe KP prej 51 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Naim Zhitia, ndërsa nënkryetar Ilir Meha. Pas themelimit të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (SHFHDK), u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i kësaj Shoqate, i cili përbëhet prej 51 anëtarëve dhe përfaqësohet nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Më pas në mbledhjen e tij të parë, Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi Kryesinë e Shoqatës prej 13 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Naim Zhitia, vëlla i heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa nënkryetar u zgjodh Ilir Meha, djalë i dëshmorit Beqir Meha dhe nip i heroit kombëtar Tahir Meha.


 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …