Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur në mënyrë unanime për vazhdimin e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX-it si dhe emërimin e një prokurori të ri nga radhët e këtij misioni në Kosovë. Vendimi për vazhdimin e mandatit të këtyre prokurorëve është ndërmarr pas vazhdimit të mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ky vendim i Këshilli Prokurorial i Kosovës për zgjatjen e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX-it tani do të dërgohet në Zyrën e Kryetarit të vendit për miratimin nga ana e tij që ky vendim të jetë i plotë fuqishëm.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
