Këtë vit Deçani organizon garat e skijimit kupa në nivel vendi ,,Gjeravica 2018’’

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim më këshillin organizativ për shënimin e garave të skijimit kupa në nivel vendi ,,Gjeravica 2018’’

Këto gara do të organizohen nën përkujdesjen e komunës së Deçanit, më rastin e 20 vjetorit të ,,Epopesë së Dukagjinit’’  në bashkëpunim me Federatën e Skijimit të Kosovës.

Në këtë takim është zgjedhur edhe kryetari i këtij këshilli organizativë Selmon Berisha.

Të gjithë anëtaret e këtij këshilli organizativë kanë ndarë detyrat e tyre  për përgatitjen sa më të mirë të kësaj ngjarje të veçantë për komunë e Deçanit ku për herë të parë është shënuar në vitin 2004 dhe njëkohësisht synon edhe promovimin e turizmit në Komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e parë

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë …