KFOR dhe BE diskutojnë zhvillimet e sigurisë në rajon, Sorensen viziton për herë të dytë Kosovën

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Prishtinë–Beograd, Peter Sorensen, në vizitën e tij të dytë në Kosovë që prej fillimit të mandatit. Gjatë takimit, u diskutua situata aktuale e sigurisë në rajon dhe rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe Bashkimit Evropian. Barduani theksoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, duke mbështetur njëkohësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR dhe ekipin këshillues të NATO-s në Kosovë

Sot, gjatë Konferencës së Shteteve Kontribuese të Forcave KFOR, Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane …