KFOR ka bërë të ditur se ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë pjesë në një ushtrim

KFOR-i ka bërë të ditur se ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë pjesë në një ushtrim të vështirë për aftësim në operacione të reagimit ndaj krizave dhe ballafaqim me zjarrin (“CRC & firephobia”). “Ky ushtrim është mbajtur me mbështetjen e instruktorëve hungarezë nga KTRBN dhe ka pasur për qëllim që të testojë dhe zhvillojë qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, si dhe të forcojë bashkëpunimin dhe punën ekipore ndërmjet trupave. Kjo është thelbësore për të siguruar siguri dhe stabilitet në Kosovë. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e saj, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes — në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” thuhet mes tjerash në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …