leoni

KFOR: Nuk ka lëvizje të pazakonta të forcave serbe – Presidentja Osmani flet për kërcënim të mundshëm

Lidhur me informacionet për lëvizje të forcave serbe pranë kufirit me Kosovën që synonin përshkallëzim të situatës, misioni paqeruajtës i KFOR-it ka mohuar të ketë vërejtur ndonjë ndryshim të ndjeshëm në prezencën ushtarake serbe përgjatë vijës kufitare. Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, KFOR ka bërë të ditur se forcat serbe i njoftojnë rregullisht për aktivitetet e tyre dhe se aktualisht nuk kanë identifikuar ndonjë lëvizje që do të përbënte rrezik për destabilizim. “Bazuar në procedurat ekzistuese, Forcat e Armatosura Serbe e mbajnë rregullisht KFOR-in të informuar në lidhje me vendosjen e forcave dhe aktivitetet e tyre operative në afërsi të kufirit,” thuhet në deklaratën e KFOR-it. Nga ana tjetër, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë qenë të mobilizuara dhe të informuara menjëherë, duke e vlerësuar kërcënimin si serioz dhe të vazhdueshëm nga ana e Serbisë. KFOR ka sqaruar se komandanti i saj mban komunikim të rregullt me të gjithë aktorët e sigurisë në Kosovë dhe me shefin e Shtabit të Ushtrisë Serbe, duke theksuar se vijojnë monitorimin nga afër të situatës në terren.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për vendimin e Qeverisë …