Ushtarë shumëkombësh nga Grupi i Përbashkët i Mbështetjes Logjistike (JLSG) dhe Batalioni Taktik Rezervë i Kosovës (KTRBN) i KFOR-it kanë zhvilluar një Trajnim Mbështetjeje për Lëvizshmërinë në kampin Novosellë të Vushtrrisë, me fokus në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe reagimit në terren. Sipas njoftimit, aktiviteti u përqendrua në koordinimin ndërmjet njësive dhe bashkëpunimin me Detashmentin e Mbështetjes Mobile (MSD), si dhe në angazhimin e njësisë K9 për detyra sigurie dhe zbulimin e mjeteve shpërthyese në kushte sa më reale trajnimi. Ky trajnim konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e ndërveprimit dhe kohezionit mes trupave shumëkombëshe, duke rritur nivelin e gatishmërisë taktike në mision. “Trajnimi forcoi gatishmërinë taktike, ndërveprimin dhe kohezionin, duke mbështetur aftësinë e KFOR-it për të vepruar në mënyrë efektive në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
