KFOR trajnon ushtarët gjermanë për neutralizimin e dronëve në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njofton se ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje kanë zhvilluar një stërvitje të specializuar për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e dronëve. Trajnimi është fokusuar në përdorimin e sistemeve WINGMAN, për identifikimin e dronëve dhe operatorëve të tyre, dhe HP-47, për kapjen dhe çaktivizimin e mjeteve ajrore pa pilot. KFOR thekson se stërvitjet e tilla rrisin aftësitë teknike të ushtarëve, përmirësojnë koordinimin dhe punën në grup, dhe forcojnë gatishmërinë për të përballuar kërcënimet e reja ajrore, duke zgjeruar fushëveprimin e misionit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …