KGjK

KGJK: Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregulloren Nr. 06/2021 për Strukturën e Brendshme Organizative të Gjykatës së Apelit

Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregulloren Nr. 06/2021 për Strukturën e Brendshme Organizative të Gjykatës së Apelit. Afati për konsultim publik është pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht deri me 10 dhjetor 2021.

 Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Gjykatat, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores Nr. 06/2021 për Strukturën e Brendshme Organizative të Gjykatës së Apelit, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e  kësaj  rregulloreje. 

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e Draftit të kësaj Rregulloreje.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected]

 

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …