Kica-Xhelili kritikon ashpër VV-në: Ndryshimi i mënyrës së votimit është i paligjshëm dhe i papërgjegjshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj tentativës së Lëvizjes Vetëvendosje për të ndryshuar mënyrën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nga votim i hapur në të fshehtë, në mes të procesit. Kica-Xhelili e ka cilësuar këtë veprim si shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe si një sjellje që bie ndesh me parimet e funksionimit demokratik të institucionit. Ajo ka theksuar se Rregullorja, e mbështetur edhe nga interpretimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk lejon ndërhyrje të tilla në mënyrën e votimit pasi procesi ka nisur. “Rregullorja nuk është vetëm një akt i brendshëm, por një normë ndihmëse kushtetuese. Pushteti po sillet si hipokrit, bllokues dhe i papërgjegjshëm”, ka deklaruar ajo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani paralajmëron zgjedhje të reja nëse s’ka marrëveshje për Presidentin

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të …