leoni

KK ne Deçan diskuton nevojat arsimore të komunitetit rom dhe egjiptian në komunë

Komiteti për komunitete (KK) në Deçan mbajti takimin e rregullt me të gjithë anëtarët e këtij forumi që ishin të pranishëm.

Duke u bazuar në një vlerësim të mëparshëm të njërit nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Deçanit, përfaqësuesja nga kuvendi komunal Sanije Thaqi, u përqendruar mbi nevojën për arsimimin e komunitetit rom dhe atij egjiptian në komunën e Deçanit, Kuvendi Komunal diskutoi mbi mundësitë e ofrimit të arsimit joformal për personat analfabetë që vijnë nga komunitetet e lartpërmendura.

Takimi përfundoi me një marrëveshje për përfaqësuesit e komuniteteve në Kuvendit Komunal te Deçanit që të takojnë anëtarët e komunitetit të tyre përkatës me qëllim për të përpiluar një listë të personave nga grupet e tregtuara, për të cilët do të mundë të organizohen kurse verore për shkrim dhe lexim.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …