KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të KKSB-së, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Në këtë takim janë diskutuar çështje të sigurisë së përgjithshme, për të cilën çështje foli komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi. Sipas tij, situata është vlerësuar e mirë dhe e qetë në gjithë komunën. Çështje tjetër e diskutuar ka qenë edhe siguria në komunikacion, për të cilën u konstatua se ka rënie numri i aksidenteve në trafik, të cilat kryesisht janë vetëm me dëme materiale dhe me lëndime të lehta trupore të të aksidentuarve. Kryetari Nura tha se Komuna ka ndërmarrë veprimet e duhura për shenjëzimin e rrugëve, para sezonit të ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindje. Janë diskutuar edhe çështje tjera të interesit të përgjithshëm qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …